9 Gusht, 2018

“Mirë se erdhe në Serbi”, ja si i përgjigjet i dashuri i Dua Lipës fanses serbe


Një ditë më parë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dula Lipa ka mbërritur në Prishtinë, aty ku do të këndojë në festivalin e muzikës “Sunny Hills”.

Nga postimet në profilin e saj në “Instagram”, Dua tregoi se në vendlindje ka marrë edhe të dashurin Isaac Carew. Ky i fundit kur ka mbërritur në Kosovë ka publikuar një foto ku ndodhej brenda një avioni privat dhe kishte etiketuar Prishtinën.

 

Fotografia mori menjëherë komente të shumta, por bie në sy një fjali e një fanseje serbe e cila nuk ngurroi që të linte një koment provokues.

“Mirë se vjen në Serbi”, i shkruan ajo, mirëpo i dashuri i Duas nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer përgjigjen epike vajzës. “Gjeografia nuk është pika jote më e fortë apo jo?”, ka shkruar ai.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al