27 Prill, 2018

“Mirë që e nxorëm para, se do thoshin…”, Jennifer Lopez kopjon klipin e Ronela Hajtatit? (FOTO)


Këngëtarja Ronela Hajati publikoi pak ditë më parë projektin më të ri me titull “Maje men”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku dhe videoklipi u komentua shumë.

Ndërkohë sot edhe këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj të re “El Anillo”.

Skenat e vidioklipit të JLo ngjasojnë shumë me atë të Ronelës. Që të dyja shfaqen si perëndesha në klip.

Kërcimet me duart janë të njësoj dhe në fund, ashtu si Ronela, edhe Lopez shfaqet si një princeshë akulli, me flokë të bardha.

“Mirë që e nxorrëm klipin para J.Lo se do thonin që e kopjova pastaj”, shkruan Ronela në një “Instastory” të postuar pak më parë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al