12 Qershor, 2024

Miqësorja e Portugalisë dhe Irlandës, Cristiano Ronaldo prek me gjestin emocionues ndaj vogëlushes në karrige me rrota!


Para fillimit të ndeshjes së fundit përgatitore të Portugalisë në Euro 2024, Cristiano Ronaldo rrëmbeu zemrat e tifozëve në mbarë botën duke ndihmuar një fëmijë me aftësi të kufizuara në fushë.

Ylli i Al-Nassr, i cili u emërua në formacionin startues për ndeshjen kundër Irlandës të martën në mbrëmje, bëri bujë për gjestin e tij prekës dhe jo vetëm për paraqitjen e tij në fushë.

Pamjet tregojnë yllin portugez duke ndihmuar një vajzë në një karrige me rrota për të lëvizur në fushën e blertë.

Në pamje të tjera, Ronaldo shfaqet duke i mbajtur dorën gjatë himnit kombëtar të Portugalisë, një moment që bëri jehonë si te fansat ashtu edhe te shikuesit.

Akti i dashamirësisë së Ronaldos dukej se i solli fat skuadrës, pasi ai shënonte dy herë në pjesën e dytë, duke e çuar Portugalinë në një fitore 3-0 ndaj Irlandës.

© Panoramaplus.al