Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë në lidhje. Dyshja, që janë miq prej shumë kohësh, kanë nisur një romancë kohët e fundit.
“Kourtney dhe Travis kanë qenë në një marrëdhënie platonike për vite me radhë. Ata kanë qenë miq për një kohë shumë të gjatë, por kohët e fundit mes tyre lindi një shkëndijë dhe nisën një romancë,”- tha një burim për ET.
Më pas shtoi: “Jetojnë në të njëjtin bllok dhe gjërat janë jashtëzakonisht të lehta midis tyre. Fëmijët e tyre shkojnë shumë mirë gjithashtu, gjë që është një plus për të dy.”
41 vjeçarja dhe 45 vjeçari ‘paralajmëruan’ fansat për një lidhje të mundshme mes tyre pasi kaluan kohë së bashku në shtëpinë e Kris Jenner në Palm Springs, California.
Ata publikuan pamje në rrjetet sociale buzë pishinës në oborrin e shtëpisë.
Barker ka dy fëmijë, djalin 17-vjeçar, Landon dhe vajzën 15-vjeçare, Alabama, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.
Kardashian, ndërkohë, është nëna e tre fëmijëve, 11-vjeçarit Mason, vajzës 8-vjeçare Penelope dhe djalit 6-vjeçar Reign, që i ka me ish bashkëshortin Scott Disick.
Megjithëse Kardashian dhe Disick përfunduan lidhjen e tyre nëntë-vjeçare në korrik 2015, ata kanë mbajtur marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin dhe kujdesen së bashku për fëmijët.
Muajin e kaluar, Disick vlerësoi ish-bashkëshorten, duke publikuar një foto familjare në Instagram, ku shkroi: “Nuk mund të kisha kërkuar një person më të mirë në botë për të pasur këta fëmijë mahnitës, të duam ty dhe familjen tonë më shumë se gjithçka në botë … “






