Mbrëmjen e sotme moderatori i njohur Ermal Mamaqi nis sezonin e dytë të emisionit “Xing me Ermalin” në televizionin “Klan”. Këtë herë vjen me ndryshim në orar, pasi është zhvendosur në orën 21.40.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ermali nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Ai ka treguar gjithashtu se të ftuarat e para të këtij sezoni janë këngëtarja Afërdita Dreshaj si dhe vajzat e serialit “Hostel bu Anabel”.
Në këtë postim ka komentuar moderatorja Luana Vjollca, e cila duket se ka ngritur flamurin e paqes. Ajo uroi kolegun të saj për këtë sezon të ri televiziv.

“Suksese” – shkruan Luana. “Rrofsh motër, vonohu sa më shumë që të kesh mundësi” – i përgjigjet Ermal Mamaqi.

“Mos e tepro tani. Boll që të lash të filloje i pari!”, ia kthen moderatorja, duke konfirmuar se edhe këtë sezon do të jetë në ekranin e “Top Channel” çdo të shtunë me “Shiko Kush Luan”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
