Pak ditë më parë, në familjen e ministres Albena Reshitaj kishte festë të madhe, e cila ka bashkuar një numër të madh të ftuarish ku ndër ta janë edhe krerët e shtetit apo edhe deputetët e qeverisë.

Është martuar vëllai i Albenës, ku të ftuarit në dasmën e familjes Reshitaj kanë publikuar disa moment nga kjo festë e bukur.

Por me kë e martoi në fakt ministrja vëllain e saj? Nusja e vëllait të ministres Rashitaj është Andrra Pllana, e cila mbanë pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nuk dihet nëse vëllai i ministres dhe asistentja e saj janë njohur para se Albena të bëhej ministre apo kanë qenë në lidhje me herët.

Ndërkohë Albena ka veshur një fustan të kuq, që i nxjerr ne pah hiret e saj femërore.
© Panoramaplus.al
