Akoma nuk jemi mësuar me ministren e re të Kulturës, Elva Margariti. Ajo ka ardhur si një prurje e re në plot kuptimin e fjalës, njësoj si në rastet kur një ministër vjen nga shoqëria civile dhe jo nga partia.

Ajo që na ra në sy menjëherë, ishte pamja e këndshme e zonjës Margariti, bionde, e gjatë dhe mjaft elegante. Flokët i mbante deri në sup dhe dukej mjaft e këndshme në tërësinë e saj.

Por pa u mësuar akoma me portretin e ministres së re, Margariti na ka surprizuar teksa është shfaqur në Parlament me një model të ri flokësh, më të shkrutra dhe me një stil shumë rinor. Duket mjaft bukur!!!
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
