6 Nëntor, 2017

Mima i PD-së, si një “magnet” për socialistët


Mbase për profilin e tij akademik, i cili mund të jetë më i rëndësishëm se ai i një deputeti; mbase për moshën e tij ose për natyrën me tona të ulëta; mbase për ndonjë arsye që nuk mund ta dimë, por deputeti demokrat Florion Mima duket si i gjithëpranuar nga socialistët.

Ka mjaftuar që ai të dalë në oborrin e Parlamentit për të pirë një cigare, dhe i janë afruar me radhë të gjithë socialistët që gjendeshin aty në ato momente. Nga ishministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, te ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe ai i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

© Panoramaplus.al