3 Prill, 2020

Miliarderja Oprah Winfrey jep shumën marramendëse për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit


Oprah Winfrey është mes miliarderëve që ka vendosur të japë kontributin e saj pandemisë koronavirusit.

Ajo njoftoi se do të dhurojë 10 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.

“Unë u mahnita nga puna që po bëjnë këto organizata dhe ndërsa përparësia e të gjithëve tani është të qëndrojmë më të sigurt në shtëpi, unë e di se ka shumë prej nesh që kërkojnë mënyra për të ndihmuar,”- tha Winfrey, në një postim në Instagram.

Një pjesë e dhurimit prej 1 milionë dollarë do shkojë për America’s Food Fund, që siguron ushqime për komunitetet lokale.

Winfrey nuk specifikoi se ku do shkojnë 9 milionë dollarët e tjerë të dhuruar.  Por u shpreh se do i jepen amerikanëve në të gjithë vendin, në zonat rurale si Mississippi, Milëaukee dhe Tenesi.

Ndihma është e nevojshme tani më shumë se kurrë kur rastet e COVID-19 po rriten dhe numri i të prekurve ka shkuar në mbi 1 milionë në të gjithë botën dhe njerëzit kanë mbetur të papunë.

 

© Panoramaplus.al