21 Dhjetor, 2020

Miley Cyrus është gati për një lidhje të re, por tipari i çuditshëm që po kërkon tek partneri i habiti të gjithë


Miley Cyrus ka pranuar se është e gatshme të nisë një lidhje të re, por i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj kur zbuloi tiparin që po kërkon tek i dashuri i ardhshëm.

miley cyrus (3)

Këngëtarja është shprehur se lidhjet e mëparshme ika shijuar shumë, por tani po kërkon për një njeri të mërzitshëm.

miley cyrus (2)

“Kam nevojë për një njeri të qetë. Dua dikë të mërzitshëm, por të sigurt”, është shprehur Miley.

miley cyrus (11)

Gjithashtu ajo ka shtuar se po mban një sy hapur gjatë gjithë kohës për të gjetur dashurinë e saj të radhës. Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuar për sa i përket aspektit të dashurisë për këngëtaren e famshme.

miley cyrus (2)

Aktorja 28-vjeçare shijoi romancën me Liam Hemsworth për 11 vite me radhë, duke e kurorëzuar me martesë në vitin 2018.

miley cyrus (4)

Por, kjo marrëdhënie nuk zgjati shumë, pasi dyshja u divorcua vetëm pas pak muajsh, pa bërë ende një vit.

miley cyrus (3)

Pas ndarjes, ajo u lidh me personazhin e famshëm të televizionit, Kaitlynn Carter. Por dhe marrëdhënia me të nuk zgjati.

miley cyrus (1)

Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por dhe me atë u nda në gusht të këtij viti.

miley cyrus (4)

© Panoramaplus.al