Këngëtarja Zaimina Vasjari duket se i pëlqen perfeksioni pasi një nga miqtë e saj, që e ka kuruar si makeup artist, ka zbuluar se ajo ka qenë një nga vajzat e njohura të ekranit që ia ka “nxirë” me kërkesat e saj.
I ftuari në emisionin “Glamour Zone”, makeup artisti Olti Shulla ka folur për VIP-at dhe ka zbuluar disa nga prapaskenat e punës me ta.
Cila është femra më e vështirë për të rregulluar? Ajo që ‘ta ka nxirë jetën’ për perfeksion.
Olti Shulla: Ndoshta në vitet më përpara ka qenë Zaimina.
Ajo ta ka nxirë?
Olti Shulla: Nuk është se ma ka nxirë sepse kemi patur edhe miqësi, por ka qenë dicka e vështirë. Ajo i ka të përmbledhura të gjitha, ka patur edhe pjesën e humorit që i bashkangjitej.
© Panoramaplus.al



