27 Prill, 2018

Miku i Tunës i nxjerr sekretin, ja kur do të publikohet kënga e re e saj


Që prej ardhjes në jetë të djalit të saj Tian, këngëtarja e njohur Tuna i është përkushtuar tërësish rritjes së tij. Në këtë mënyrë ajo nuk ka publikuar asnjë këngë të re.

Mirëpo përpara disa javësh qarkulloi lajmi që këngëtarja e njohur shumë shpejt do të publikojë projektin e saj muzikor. Por vetë ajo nuk zbuloi asnjë detaj për fansat e saj, duke i lënë ata në pritje.

Pavarësisht se ajo po mban çdo gjë të fshehtë,  njëri nga bashkëpunëtorët e saj i ka nxjerr së fundmi një sekret.

Ka qenë pikërisht parukjeri i saj, i cili mbrëmjen e djeshme ka publikuar një foto ku shihet së bashku me këngëtaren dhe bashkëngjitur me të ai ka shkruar: “Bëhuni gati, videoja e re del nesër”.

Pra Tuna sot mund t’i surprizojë të gjithë duke publikuar këngën e saj të re pas një periudhe të gjatë mungese.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al