Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është duke shijuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo shumë shpejt do të mbajë në krahë vogëlushin e saj.

Gjatë kësaj periudhe të bukur të shtatzënisë këngëtarja ka qenë mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku u ka treguar fansave të saj se si ka ndryshuar trupi i saj.
Gjithashtu ajo i ka njohur ndjekësit e saj edhe me blerjet e para që ka bërë për djalin e saj që do të vijë në jetë shumë shpejt. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Adelina postoi në “Instagram” një foto nëpërmjet të cilës na tregonte se ishte shumë afër ditës së madhe dhe tashmë ka kaluar 97% e shtatzënisë.

E teksa po afrohet dita që ajo do sjellë në jetë djalin, të gjithë jemi kuriozë të zbulojmë se cili është emri që Adelina ka menduar për të birin.

Një detaj i rëndësishëm ky që deri më tani këngëtarja e ka mbajtur sekret, por që me sa duket miku i saj, këngëtari Bertan Asllani ia ka zbuluar. Ai ka komentuar në foton në të cilën Adelina tregonte se pritja kishte arritur 97% duke shkruar: “Djan Carlo po vjen”.

E ky koment na ka lënë të kuptojmë se Adelina do ta quaj vogëlushin e saj Djan Carlo (që me siguri do të lexohet Xhan Karlo).
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
