Në ditën e saj më të veçantë, mikesha i zbuloi operacionin plastik për zmadhimin e gjoksit. Deri dje, këngëtarja Afërdita Dreshaj nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht ndërhyrjen estetike.

Por tani që në “Instagram” ka hyrë opsioni ku ndjekësit bëjnë pyetje dhe ti mund t’i përgjigjesh në “Instastory”, VIP-at shqiptarë duket se janë mjaft kuriozë për pyetjet e fansave të tyre.

E këtë aplikacion e ka përdorur edhe Afërdita, e cila është pyetur për ndërhyrjet estetike që ka bërë.

E pyetur nëse ka zmadhuar gjoksin, Afërdita u përgjigj shkurt me një “po”.

Ndërsa pyetjes nëse ka bërë ndonjë operacion plastik veç atij në gjoks, këngëtarja mohoi të gjitha zërat për një ndryshim në pamjen e saj duke thënë “jo”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
