7 Mars, 2018

Mihrie Braha sfidon borën me këtë veshje shumë interesante


Mihrie Braha njihet për pozat e saj të bukura në foto. Ajo vazhdimisht publikon imazhe të reja në këto rrjete, në të cilat shumë herë komentohet edhe për përdorimin e fotoshopit.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet e veshur me kostum dhe kollare, ndërsa ka zgjedhur të pozojë në mes të borës.

Si çdo herë, Mihrija duket se po sfidon moshën, ku linjat e saj duken për mrekulli, edhe në këtë shfaqje.

Fotografia supozohet të jetë bërë gjatë realizimit të ndonjë projekti të ri nga Mihrija, pasi nuk ka sjellë këngë të re prej kaq kohësh.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al