Këngëtari legjendar Mick Jagger ka treguar së fundmi ai do të preferonte ta linte pasurinë e tij prej 500 milionë dollarësh për bamirësi dhe jo për fëmijët e tij. Bëhet fjalë për të ardhurat nga shitja e katalogut të Rolling Stones pas vitit 1971.

“Ata nuk kanë nevojë për paratë e mia për të jetuar, është më mirë të bëjnë mirë në botë,”-tha 80-vjeçari, në një intervistë me Wall Street Journal.
Mick ka tetë fëmijë, të cilët vijnë nga tre martesat e tij. Jagger në fakt nuk ka asnjë synim për të shitur pjesën e tij të të drejtave në katalogun e grupit pas vitit 1971, i cili përfshin shumë nga këngët e tyre më të mëdha, të tilla si “Satisfaction”, “Paint it Black” dhe “Jumpin Jack Flash”, por ai theksoi se paratë e lidhura me muzikën e tij nuk do të kenë ndonjë ndikim në familjen e tij.
Ndërkaq, statujat e Mick Jagger dhe Keith Richards janë zbuluar në qytetin e tyre të lindjes, Dartford në Mbretërinë e Bashkuar. Skulpturat prej bronzi u projektuan nga artistja Amy Goodman, e cila është një fanse e grupit.


