Dy burrat, që u paraqitën në një dokumentar ku rrëfyen pretendimet për abuzim seksual nga këngëtari Michael Jackson, mund të ngrenë padi kundër dy kompanive të tij, sipas një gjykate.

Wade Robson dhe James Safechuck pretenduan se janë abuzuar nga këngëtari seksualisht në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 ndërsa qëndronin në fermën e tij në Neverland.
Jackson vdiq në vitin 2009 por familja e tij i ka mohuar pretendimet. Një gjykatë hodhi poshtë paditë e depozituara nga dy burrat në vitin 2014 sepse statuti i kufizimeve në Kaliforni kërkon që pretendimet për abuzim seksual të fëmijëve të paraqitet para se ata të mbushin 26-vjeç.
Sidoqoftë, sipas një ligji të ri, që hyri në fuqi më 1 Janar, afati kohor shtrihet deri në moshën 40-vjeçare të një personi.
Të dy, Robson dhe Safechuck, pretendojnë se janë abuzuar nga këngëtari nga mosha 7 deri në 10 vjeç.

“Jemi të lumtur që gjykata me ligjin e ri për viktimat e abuzimit seksual ku zgjatet afati i kufizimeve,”- tha Vince Finaldi, avokati i dy akuzuesve.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit thjesht ringjalli paditë kundër kompanive të Michael Jackson, të cilat në mënyrë absurde pretendojnë se punonjësit e Michael janë në një farë mënyre përgjegjës për abuzimin seksual që nuk ka ndodhur kurrë,”– tha avokati i kompanive të Jackson, Howard Weitzman.




