6 Tetor, 2020

“Mezi priti, i hypi avionit dhe iku”- Në hotel me femra, Stresi tregon momentin kur Kejsi vendosi që ta lërë: Kemi fjetur bashkë, u nxitua duke …


Stresi ka vendosur të flasë për herë të fundit për fundin e marrëdhënies së tij me Kejsin.

Reperi i njohur tregoi se gjithçka ndodhi si pasojë e një keqkuptimi.

Ai tha se pas një emisioni në Prishtinë, shkoi së bashku me 30 djem të tjerë në hotel. Por sipas Stresit, miqtë e tij kishin ftuar femra në hotel dhe këtë informacion e kishte dëgjuar Kejsi.

Teksa theksoi se nuk e ka tradhtuar atë natë, reperi tha se Kejsit ia kishin thënë historinë ndryshe dhe ajo “mezi kishte pritur dhe mori avionin e iku”.

“Në atë kohë kam qenë i martuar me Kejsin. U ribashkuam dhe u ndamë. Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ardhur, ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe t’i rrish dikujt në krahë. Pas daljes, ishte një keqkuptim i madh.

Pasi dola kisha nevojë të rikuperohesha, u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata që erdha në Prishtinë në një emision që bënte një shoku im, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel kemi qenë rreth 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë.

Unë nuk ka pas punë me asnjë njeri, nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e vet dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh mes meje dhe Kejsit. Asaj i kanë thënë se unë kam qenë ndryshe, që nuk është e vërtetë 100% dhe si duket me zor ka prit, i ka hyp avionin dhe iku,”– u shpreh Stresi, i ftuar në emisionin “Nin”.

Reperi tha se Kejsi është shumë e shtrenjtë për të pasi ka ende mbiemrin e tij, ndërsa theksoi se nuk mund të flaës për një mundësi rikthimi mes tyre.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma, nuk është e lehtë. Mundësitë për një rikthim nuk mund të flas. Unë po eci para, se është dicka ose vjen, ose s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht,”- tregoi ai.

Ndërsa zbuloi se familja e tij nuk mban më kontakte me Kejsin, pas një deklarate të bërë nga ish-bashkëshortja në rrjetet sociale.

Duke mos treguar se për çfarë deklarate bëhej fjalë, Stresi tha se Kejsi u tregua e nxitua.

“Jo nuk kanë kontakte, normalisht nuk kanë. Ajo është nxitur ka bërë një deklaratë që nuk i shkonte. Jam unë, ke fjetur me mua, ke ndenjur me mua në gji, ke ngrënë me mua, jam unë, nuk është ai, nuk mundesh të nxitohesh dhe të bësh një deklaratë. Femrat kur marrin inat ta kujtojnë prej ditës së parë. Jam shumë mirë në jetë time aktualisht,”– tha reperi, teksa u shpreh se kjo është hera e fundit që flet në intervista për marrëdhënien e tij me Kejsin.

Ndërsa u pyet edhe për planet për të ardhmen, Stresi tregoi se nuk hedh poshtë mundësinë për të pasur një fëmijë edhe pse mund të mos jetë i martuar me nënën e tij.

 “Martesë? Më shumë kisha preferuar një fëmijë, ta kisha afër gjithmonë, pavarësisht mund të rrijë dhe me nënën e fëmijës. Nuk e përjashtoj këtë ide. Ëndrra ime është të kem një fëmijë, edhe pse mund të mos jem me nënën e vet,”–  përfundoi ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al