15 Nëntor, 2023

Meti përjashtohet nga “BBV”, Edona James bën deklaratën e papritur ndaj Shqipe Hysenaj: Ta kisha zënë në ndonjë garazh do e kisha goditur…


Dy konkurentët e “Big Brother Vip” Meti dhe Blerando mbrëmjen e djeshme kanë debatuar rëndë me njëri-tjetrin teksa në një moment janë përplasur fizikisht.

Ishin banorët ata që ndërhynë mes djemve për të ndaluar një incident të tillë, megjithëse ky debat bëri që “Vëllai i Madh” të përjashtonte Metin automatikisht nga “BBV”.

Blerando është përzgjedhur nga banorët kapiteni i shtëpisë, ndërsa ndau punët që konkurentët duhej të bënin, por Meti i acaruar u shpreh se nuk i pëlqen mënyra se si ai e urdhëron për të bërë punët.

Mos fol palidhje, kujdes se çfarë flet, nuk je drejtor. Kapiten je, por duhet të sillesh mirë. Mos u sill aty si drejtor. Me urdhër bëje këtë, bëje atë. Nuk dua të marr infeksion, pa dorëza dhe pa maskë unë nuk punoj”- tha Meti revoltuar.

Mirpo rreth këtij debati ka reaguar Edona James, e cila teksa po bisedonte me banorët tha që do të kishte pasur shumë dëshirë që të kishte qenë në të njëtën situatë por në ndonjë garazh në Gjermani, teksa shtoi se do ta kishte goditur me shpulla.

Edhe unë do kisha pasur dëshirë që ndonjë ditë ti kisha rënë Shqipes. Ta kisha zënë dikund në garazh Shqipen në Gjermani, ta kishe parë ti. Nuk rrehem me femra por kur t’më prekun dikush sikur atë ditë që më preku, të kishim qenë për jashtë shpulla do e kisha goditur.”- tha transgjinorja.

© Panoramaplus.al