30 Mars, 2018

Mesazhi prekës i vëllait të Roza Latit: S’do jetë babi, por do të përcjell unë tek ai që ke zgjedhur


Gjithmonë ajo ka ndarë në rrjetet sociale ndjesi pozitive, por kjo nuk është dita më e mirë për moderatoren Roza Lati.

Moderatorja është shprehur më e emocionuar se asnjëherë më parë.

Ajo ka ndarë në Instastory disa video nga dasma të ndryshme dhe momenti më emocionues ishte kur babai shoqëron drej altarit vajzën. Emocione pafund që e kanë bërë të qaje Rozën. Ndërkohë kujtojmë se babai i Rozës prej vitesh është ndarë nga jeta.

Por ajo ka një vëlla nga babai,  i cili ka prekur zemrat e të gjithëve me mesazhin drejtuar së motrës.

 

“Shpirti i vëllait mos u mërzit. Pavarësisht nga e kaluara, dije se duke hapur derën mbase s’do jetë babi, por do jem unë. Unë do të të përcjell tek ai që ti ke zgjedhur e s’ka bir nëne që del në vendin tim aty. Nuk je vetëm zemër, nuk ke qenë kurrë dhe nuk do jesh kurrë!”-i ka shkruar Eri Rozës, gjë që duket se e ka përlotur moderatoren e cila i ka dërguar atij ikonën e një fytyre me lot.

“Kjo do të thotë shumë për mua… por unë s’do bëj damsë. Harroje!”- i ka khyer përgjigje ajo të vëllait. /Express/

 

© Panoramaplus.al