Disa ditë më parë reperi i njohur Stresi ishte në qendër të vëmendjes nga fansat dhe mediat rozë, për shkak të arrestimit të tij, pasi në ambientin ku ai kishte ndenjur u gjetën disa gramë kokainë.

Por sot, ai ka prekur të gjithë me dedikimin që i ka bërë një të afërmi që ka ndërruar jetë një vit më parë.

Teksa ka postuar një foto te varri i tij, Stresi shkruan në rrjetin social “Instagram”: “Sot 1 Vit Te Futa Me Duart E Mia Aty ???? Do Jetosh Gjithmone Ne Shpirtin Tim Brudaaaa My Blood Gojart Lushaj”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
