28 Nëntor, 2017

Mesazhi i fuqishëm i Robert Aliajt: Stop patriotizmit artificial dhe emocioneve primitive


Robert Aliaj është një personazh kontavers, shpeshherë antikonformist dhe njëhershëm protagoinist i situatave në të cilat përfshihet apo qëndrimeve të tijat ka reaguar me një status në Instagram lidhur me festimet për 28- 29 nëntorit.

Përmes një statusi në Instagram, ai i kujton shqiptarëve mos të bëjnë patriotin artificial, që nuk bën asnjë gjë për kombin, por nëse duan të jenë patriot të vërtetë duhet të bëjnë diçka për të ndihmuar dhe kontriubuar në zhvillimin e vendit. Robert Aliaj ka postuar një video të vajzës së tij, e cila në një prononcim për një radio në Bruksel ka folur për korrupsionin në Shqipëri.

Sot eshte dita kur secili nga ne duhet te pyesi veten: Çfare bej une per Shqiperine? Te pyesni veten se cfare ne mund te bejme se bashku per mendimin e lire, per nje Shqiperi te cliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant qe eshte nje supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet permes nje rrieti, genjeshtrash dhe falsiteti, nje paragiykim qe i vjedh njeriut vete-respektin dhe dinjitetin, qe amplifikon arrogancen dhe mendjemadhésine absurde. Stop patriotizmit si mbeturine e djegshme ne sherbim te pishtarit te cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë eshte nje ndjenje pergjegjesie kombetare. Jo shfrytezimit te pasurive natyrore, jo shkaterrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurter, Joo shperthimeve te egzaltuara te emocioneve primitive. Po perkushtimit dhe qendrueshmerise. Shqiperia pret nga cdo burre dhe cdo grua shqiptare, te permbushin misionin e tyre ne sherbim te kombit. Zoti e bekofte Shqiperine. Fragment nga intervista e @galaaliaj ne radio Panic, Bruksel #corruption #patriots #patriotism #albanian #proudness

A post shared by Robert Aliaj Dragot (@robertdragot) on

© Panoramaplus.al