Mesazhet tuaja private mund të kenë qenë publike për gjithë të tjerët për vite më parë. Lajmi aspak i mirë vjen nga rrjeti i madh social “Twitter”, i cili e ka pranuar publikisht një problem të madh në çështjet e veta të sigurisë.

Sipas BBC, mesazhet private të dërguara nga përdoruesit e aplikacionit të “Twitter” mund të kenë jenë ekspozuar publikisht për vite me radhë.
“Twitter” njoftoi se kishte zbuluar një problem të sigurisë që lidhej me “mesazhet” që u bënë publike kur pati ndryshime tek llogaritë.
Bëhet fjalë për ata që kanë përditësuar adresën e email-it të lidhur me llogarinë e tyre nga nëntor 2014 deri në janar 2019. U njoftua gjithashtu se problemi ishte rregulluar më 14 janar, me premtimin se nëse do të ndodhë një gjë e tillë përdoruesit do të informohet për incidentet.
© Panoramaplus.al
