Irina Shayk thuhet se ende ka shpresë për t’u martuar një ditë me Bradley Cooper, babanë e vajzës së saj, veçanërisht pasi Tom Brady, i cili do të divorcohet nga ish-partnerja e tij Gisele Bundchen, dëshiron vetëm të takohet me të për momentin por asgjë më shumë, sipas PageSix.

37 vjeçarja, me sa duket dëshiron të stabilizohet, pavarësisht se po flirtohet me Bradyn. Mbrojtësi i i NFL aktualisht është i fokusuar te fëmijët dhe biznesi i tij.
46 vjeçari, u pa duke pritur Shayk në apartamentin e saj në Neë York City në fillim të kësaj jave. Muajin e kaluar ajo shkoi me Cooper për pushime familjare në Itali.

Shayk dhe Brady filluan të takoheshin në korrik 2023. Ajo thuhet se është e gatshme të vazhdojë ta shohë atë nëse Cooper nuk është gati të kurorëzojë dashurinë me të.
Aktori i Hollivudit thuhet se është mbështetës i lidhjes së tyre, megjithëse një burim tjetër pohon se ai është xheloz për modelen.
“Shayk dhe Cooper nuk kanë qenë bashkë për kaq shumë kohë,” thotë burimi. “Ata kanë një fëmijë bashkë dhe kaq. Ata janë miq të mirë, janë të lumtur. Brad e pëlqen vërtet Tomin dhe e mbështet.”


