17 Qershor, 2024

Mes zërave për ndarje, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sërish çift? Veprimi i fundit i këngëtares tregon çdo gjë (Foto)


Këngëtarja Jennifer Lopez ka uruar bashkëshortin e saj, Ben Affleck për Ditën Babait, mes aludimeve për ndarje.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të vjetër të 51-vjeçarit, ndërsa krahas saj shkruan: “Heroi ynë. Gëzuar ditën e babait”.

Çifti kaluan kohë së bashku në rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarëshe në Bel Air, Kaliforni.

Këtë të shtunë (15 qershor) ata u panë gjithashtu duke mbërritur në shtëpinë me qira të Affleck në Brentwood, Kaliforni me makina të ndryshme. Lopez nuk ka qëndruar gjatë, pasi pak më vonë është fotografuar duke u larguar me një makinë tjetër.

Prej kohësh dyshja janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, pasi në rrjet qarkulluan lajme se Lopez dhe Ben i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Sipas mediave të huaja, aktori është larguar nga shtëpia e tyre dhe po jeton me qera në një shtëpi afër asaj t ëish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmijë, Violet, 18, Serafina, 15 dhe Samuel, 12 vjeç.

Muajin e kaluar u shtuan thashethemet se Lopez dhe Affleck për ndarje pasi dyshja nxjerrën në shitje edhe shtëpinë e tyre, megjithatë mesa duket tashmë dyshja kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al