Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck morën pjesë në diplomimin të djalit të aktorit. Ata edhe pse ishin në të njëjtën ceremoni por mbajtën distancë.
Mes thashethemeve për një ndarje duket situata në martesën e Jennifer Lopez -it me Ben Affleck-un , duket se nuk po tregon ndonjë përmirësim.
Mediat e huaja kanë bërë me dije se çifti nuk ka mbërritur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Lopez mori pjesë me fëmijët e saj binjakë Max dhe Em, ndërsa Ben Affleck u shfaq me nënën e tij.
Miqtë kanë treguar se aktori i cili ka luftuar me varësinë ndaj alkoolit dhe kumarit për dekada, i është rikthyer gjendjes së tij të mëparshme pasi martesa e tij po merr fund.
Ata pretendojnë se aktori 51-vjeçar tashmë i është rikthyer alkoolit. Një burim vuri në dukje: “Kam dëgjuar se ai ka pirë. Ai është një person vërtet i shqetësuar.”
Rikujtojmë se kohë më parë një nga të afërmit e tyre tha se Jennifer dhe Affleck duan të kalojnë pak kohë të ndarë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.
“Ata duan të qëndrojnë vetëm për një kohë, për të kuptuar nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy”, tha burimi për US Ëeekly.
Ai shpjegoi gjithashtu se stili i jetesës që secili prej tyre ka zgjedhur nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se është i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij.
Jennifer Lopez, megjithatë, nuk duket aq e prirur për t’u fokusuar në problemet në marrëdhënien e tyre tani, pasi ajo është e zënë me fillimin e turneut të saj.
“Ajo është shumë e fokusuar në punën e saj. Detyrimet e saj profesionale gjatë kësaj periudhe janë shtuar”, tha burimi, duke përfunduar.
Çifti që u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh, tregon se dalëngadalë po i drejtohen sërish drejt divorcit. E ndërsa arsyeja që çoi në ndarjen e tyre atëherë ishte ekspozimi i marrëdhënies së tyre para publikut dhe paparacëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al