14 Mars, 2025

Mes thashethemesh se martesës së tyre po i vjen fundi, Justin dhe Hailey Bieber duan të “arratisen” nga SHBA! Ja plani i çiftit


Hailey dhe Justin Bieber pretendohet se po kërkojnë të transferohen në Evropë për të dalë nga Hollywood-i dhe për të forcuar më shumë lidhjen e tyre, mes thashethemeve për problemet martesore.

Një burim që pretendon se u kontaktua nga çifti për t’u gjetur atyre një shtëpi evropiane është shprehur për “US Sun” se ata po kërkojnë të largohen nga vendi për të kaluar pak kohë larg vëmendjes, shkruan Page Six.

“Ata duan të shijojnë një jetë më të thjeshtë,” tha burimi.

Burimi gjithashtu vuri në dukje se çifti shpreson të ketë “një ritëm më të ngadaltë të jetës për t’u rilidhur në një mjedis të qetë”.

Burimi, i cili u identifikua si sekser, tregoi se jetët e tyre në sytë e publikut, të cilat kohët e fundit i janë nënshtruar një shqyrtimi të ashpër pasi fansat kanë vënë në dyshim disa nga sjelljet “e çuditshme” të Justin-it, e ka bërë Justin të shprehë interesin për të jetuar potencialisht jashtë Amerikës së Veriut për pjesën më të madhe të vitit.

Ata na thanë se duan të shkëputen,” përfundoi sekseri.

 

 

© Panoramaplus.al