20 Janar, 2025

Mes thashethemesh për një krizë në martesën e tyre, Justin Bieber bën dedikimin e ndjerë për Haileyn: Gruaja më e mrekullueshme


Justin Bieber ka shpërndarë një postim të ndjerë për gruan e tij, Hailey, gjatë udhëtimit të tyre  në Aspen duke ju dhënë fund spekulimeve se në martesën e tyre ekziston një krizë.

Ai ndau një fotografi të Hailey-t, e cila buzëqeshte dhe shfaqej e veshur me një pallto të gjatë dhe një shall.

Justin e quajti atë “gruaja më e mrekullueshme që kam njohur” dhe përdori një zemër për të shprehur dashurinë e tij, shkruan DailyMail.

Ky postim erdhi një ditë pas një postimi tjetër, ku Justin shpërndau një fotografi duke u zhytur në ujërat e akullta gjatë pushimeve. Ai gjithashtu ndau një fotografi duke shijuar dëborën me një mik.

Spekulimet për problemet martesore mes dyshes u rritën pas disa ngjarjeve të fundit, përfshirë një detaji shqetësues në Instagram ku u vu re se Justin nuk po ndjek disa persona të rëndësishëm në jetën e tij, si vjehrrin Stephen Baldwin dhe mentorin Usher.

Megjithatë, postimet e fundit të këngëtarit dhe aktivitetet si patinazhi në akull dhe ski me miqtë e famshëm tregojnë se marrëdhënia e tij me Hailey-n mund të jetë duke lulëzuar.

Fansat kanë dhënë mendime të ndryshme për mundësinë e një divorci, me disa që mendojnë se Justin mund të kërkojë t’i kthehet  jetës së tij të mëparshme.

Në mes të gjithë spekulimeve, postimi i Justin për Hailey tregon se ata vazhdojnë të mbajnë një lidhje të fortë, përkundër thashethemeve.

© Panoramaplus.al