10 Nëntor, 2023

Mes lotësh dhe me vajzën disa muajshe në krahë, Eliona Pitarka bën thirrjen në protestën për 3-vjeçaren: Kemi prekur fundin…


Aktorja e njohur Eliona Pitarka ishte një ndër personazhet e njohura të shoëbizit shqiptar që mori pjesë në protestën e bërë kundër dhunës së ushtruar ndaj së miturës 3-vjeçare nga edukatorja Majlinda Dehima në kopshtin privat.

Me dha një deklaratë për media, ku mes lotësh Pitarka tha që e kemi prtekur fundin si shoqëri ndërsa ka bërë thirrje për drejtësi.

“Arsyeja pse vendosëm ta zhvillonim pikërisht këtu para Ministrisë së Arsimit është pikërisht për faktin që duam t’i bëjmë pyetjen më të rëndësishme se “si ka mundësi një kopsht i palicensuar në mes të Tiranës?” Kjo është e patolerueshme dhe kjo është kërkesa që unë i bëj. Hapi i parë i problemit është tek Ministria e Arsimit, të ngrihen struktura të reja të arsimit duke filluar që nga çerdhet, kopshtet, shkollat. Strukturat e reja të zhvillimit, të kontrollohen çerdhe për çerdhe private. Janë duke punësuar njerëz të paaftë, të palicensuar dhe njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur për të edukuar fëmijët tanë. Ata nuk e meritojnë emrin ‘edukatorët tanë’. Realisht kemi prekur fundin. Nuk mund ta besoj që jemi duke jetuar në një realitet të tillë ku po na vriten, po na sakatohen fëmijët dhe nuk po merren masa. Të gjithë zinxhirët e të gjitha institucionet, si mund të heshtësh, si mund të transformosh dhe të fshehësh provat para krimit të një fëmije? Si mund të marrësh rryshfet me pafajësinë e një fëmije, me jetën e një fëmije? Kjo është e tmerrshme, realisht më vjen shumë keq që po jetojmë në një realitet të tillë dhe se si i kemi prekur fundin. Nuk mund të na bëjnë diçka më të tmerrshme se kjo! Nuk mund të rrimë zgjuar! Duhet të çohemi për fëmijët tanë, nuk mund ta rrimë më në gjumë. Le të çohemi të gjithë dreqi ta hajë, janë fëmijët tanë! Janë duke i vrarë dhe sakatuar dhe ne do të rimë të qetë? Kjo është e padurueshme! Duam drejtësi!”, tha ajo.

Në protestë Eliona nuk ishte e vetme por me vajzën e saj në krahë të cilën e solli në jetë disa muaj më parë

Kujtojmë që Pitarka dhe partneri u saj ndajnë dhe vajzën e tyre të parë e që quhet Gala.

© Panoramaplus.al