22 Qershor, 2024

Mes kundërshtimeve të familjes së moderatorit për lidhjen e tyre, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi arratisen të vetëm për pushime


Gazetarja Ilnisa Agolli dhe partneri saj, Meriton Mjekiqi, kanë nisur pushimet së bashku. Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (3)

“Të dua”, ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar. Ilnisa ka vendosur që të “arratiset” në pushime me Meritonin në këto ditë të nxehta vere, duke shijuar dhe kaluar me shumë kohë me njëri-tjetrin.

ilnisa agolli meriton mjekiqi

Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky “reality show”. Çifti janë prindër nga lidhjet e tyre të mëparshme, Ilnisa ka vajzën Anais, të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, teksa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar. Çifti e vazhduan romancën edhe pas daljes nga “reality show”, ndërsa gjatë intervistave kanë treguar se në planet e tyre është që të bëjnë një bebe së bashku.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)

Ndryshe nga familja e Ilnisës, të cilët e pranuan lidhjen e saj me Meritonin, ajo e këtij të fundit u duk sikur ishte kundër kësaj historie dashurie. Vëllai i Meritonit, Rinori, e takoi Ilnisën në vizitën që i bënë moderatorit në shtëpi, ndërsa i ati i ish-banorit në një intervistë tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës. I ftuar në emisionin “Cherry on Top”, babai i Meriton Mjekiqit ka folur edhe për lidhjen e djalit të tij me Ilnisa Agollin brenda formatit “Big Brother Albania 3”. Por siç duket, kjo lidhje nuk e ka edhe pëlqimin e familjes së Meritonit.

ilnisa meriton

Në pyetjen e bërë nga moderatorja Bora Zemani nëse mendojnë se Ilnisa i ka rrëmbyer zemrën Meritonit, Mjekiqi është shprehur se çdo gjë ata e shohin në kuadër të lojës. E ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka edhe për romancën e saj me moderatorin. “Si e ka pritur familja jote romancën me Meritonin?”, – ishte një ndër pyetjet që iu drejtua gazetares, e cila tha ndihet shumë e lumtur sepse familja e saj e ka mbështetur lidhjen me Meritonin.

meriton mjekiqi ilnisa agolli

“Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”, – tha Ilnisa, duke treguar se ka një raport shumë të mirë me vëllain dhe motrën e Meritonit. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt…”, tregoi ajo.

ilnisa meriton1

Përsa i përket përshkrimit të ndjenjës së dashurisë që ajo ka për Meritonin, Ilnisa tha se nuk do të lëndohet kurrë në krahët e tij.

“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”, u shpreh Ilnisa. Por ashtu edhe si duket nga rrjetet sociale, vetëm motra e Meritonin e ndjek Ilnisën në rrjetet sociale, sakaq vëllezërit e tij kanë zgjedhur të mos e ndjekin të dashurën e vëllait të tyre.

Ilnisaaa

Nga ana tjetër, edhe Ilnisa nuk i ndjek ata, duke zbuluar se raporti nuk është edhe aq i qëndrueshëm, si gazetarja ka bërë me dije në intervistat e saj. Në natën finale të “Big Brother”, Meritoni u surprizua nga nëna e tij, e cila e bëri surprizën në studio, pasi ai ishte eliminuar. Pas takimit të tyre, të dy u larguan së bashku nga skena.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (2)

Por ajo që nuk mund t’u shpëtonte fansave, ishte momenti kur Meritoni i kërkoi të ëmës me zë të ulët që t’i fliste Ilnisës. Megjithatë, të pandikuar nga qëndrimet që familja e moderatorit kosovar ka mbajtur, Ilnisa dhe Meritoni po jetojnë ditë të mbushura me dashuri. Pas eksperiencës në “Big Brother” dhe kundërshtive që hasën jashtë, ata kanë vendosur që të arratisen për disa ditë pushime, duke shijuar njëri-tjetrin dhe ditët buzë detit.

ilnisa meriton2ilnisa agolli meriton mjekiqi1ilnisa agolli meriton mjekiqi3ilnisa-vajzameriton ilnisa big brother (2)ilnisa agolli meriton mjekiqi2ilnisa agolli meriton mjekiqi4ILNISAAAAilnisa agolli meriton mjekiqiilnisa meritoniilnisa agolliilnisa agolli meriton mjekiqi (4)ilnisa agolli meriton mjekiqi (3)ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)meritoni dhe ilnisailnisa meriton puthje

© Panoramaplus.al