Gati një muaj pasi zbuloi publikisht diagnozën me kancer të gjirit në fazë të hershme, këngëtarja e njohur britanike Jessie J po ndan me ndjekësit e saj një përditësim të sinqertë dhe plot shpresë mbi gjendjen e saj pas operacionit.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, ylli i hitit Price Tag tregoi se ndonëse nuk e ka marrë ende konfirmimin mjekësor, shpreson se kanceri është zhdukur pas ndërhyrjes kirurgjikale. “E bëra operacionin vetëm katër ditë më parë. Po përpiqem të qëndroj pozitive. Dhe do t’i flas universit për atë që dua”, shkroi ajo.
Në një listë të veçantë të “të mirave” që ndau me fansat, Jessie J përmendi me humor dhe ndjeshmëri disa aspekte të vogla por domethënëse të rikuperimit të saj:“Gjoksi im është aty ku ishte dikur”,
“Po pushoj dhe flas me miqtë më shumë se kurrë. Kam bërë disa masazhe të mrekullueshme”.
Megjithatë, ajo nuk la pa përmendur edhe vështirësitë, duke rrëfyer se ende ndjen dhimbje, vështirësi për të fjetur, dhe se nuk është ende në gjendje të kujdeset plotësisht për djalin e saj Sky siç është mësuar.
“Nuk jam në gjendje të jem nëna që dua të jem. Nuk mund ta marr Sky-n në krahë. Nuk mund të ulem dot. Dhe po, jam e shqetësuar.”
Jessie pranoi se ndonëse nuk e di ende me siguri nëse është e pastër nga kanceri, shpresa është e madhe dhe po e kalon këtë periudhë me besim dhe forcë shpirtërore.
© Panoramaplus.al
