5 Maj, 2025

Mes 20 performancave më të shikuara të Eurovision-it, bën bujë me klikime kënga “Zjarm” e Shkodra Elektronike


Kënga ‘Zjarm’ e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2024”, e kënduar nga grupi “Shkodra Elektronike” po bën bujë.

Ajo është renditur mes 20 performancave më të klikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube për muajin prill.

Lajmi u bë publik nga vetë Eurovision-i, i cili çdo muaj publikon një përmbledhje të videove më të ndjekura, ku përfshihen klipet zyrtare, performancat live dhe ato nga finalet kombëtare.

Në njoftimin e tyre thuhet se renditja bazohet në shikimet brenda muajit kalendarik, duke filluar nga janari i vitit 2020. Dhe prilli i 2025-ës i përket “Zjerm”-it!

Me ritmet elektro-folk dhe estetikën e pazakontë, duket se Shkodra Elektronike nuk ka ndezur vetëm skenën, por edhe ekranet e miliona shikuesve.

 

© Panoramaplus.al