5 Qershor, 2025

Mërzitet kur e thërrasin në emër, aktorja e njohur habit me deklaratën: Më quani…


Prej më shumë se dy dekadash, bota e ka njohur me emrin Anne Hathaway, por aktorja fituese e çmimit Oscar ka zbuluar se nuk i pëlqen fare të quhet “Anne” dhe se në fakt preferon emrin “Annie”.

Në një intervistë të rikthyer së fundmi nga viti 2021 në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, 42-vjeçarja rrëfeu se është ndier gjithmonë në siklet kur njerëzit e thërrasin me emrin e saj të plotë.

Më thërrisni Annie, të gjithë! Ju lutem!”, u lut aktorja me humor gjatë intervistës.

Ajo shpjegoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 14 vjeç, teksa regjistrohej në sindikatën amerikane të aktorëve (SAG) për një reklamë. Në atë moment, i kërkuan të zgjidhte emrin e saj profesional.

Emri im është Anne Hathaway, mendova. Ishte logjike ta përdorja emrin tim të vërtetë. Por nuk e kisha menduar kurrë se që nga ajo ditë, të gjithë në botë do të më thërrisnin ‘Anne’,” tregoi ajo.

Aktorja tha gjithashtu se emri “Anne” i kujton momente të pakëndshme nga fëmijëria, kur e ëma e saj e përdorte vetëm kur ishte e zemëruar.

“E vetmja që më thërret Anne është nëna ime — dhe vetëm kur është shumë, shumë e zemëruar,” tha ajo duke qeshur. “Sa herë dikush më thërret ‘Anne’, më kap paniku. Mendoj: ‘Çfarë kam bërë gabim?’”

Edhe në xhirime, kolegët e saj shmangin ta thërrasin “Anne”, duke përdorur emra të tjerë si “Annie”, “Hath” apo “Miss H”.

Askush nuk ndjehet rehat të më thërrasë Anne. Nuk më shkon. Unë jam një Annie,” tha ajo me sinqeritet.

Për aktoren e filmave si Les Misérables, The Devil Wears Prada dhe Interstellar, duket se emri që e ndjek prej fillimit të karrierës nuk është ai me të cilin ajo identifikohet vërtet. Dhe tashmë, ajo po kërkon — me shumë mirësjellje  që të gjithë ta thërrasin siç dëshiron: Annie.

© Panoramaplus.al