6 Prill, 2018

“Merrni arin e kësaj bote dhe më ktheni prap rininë”, Eneda Tarifa duet me Aleksandër Gjokën  


Këngëtarja Eneda Tarifa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, një duet të improvizuar krah të madhit Aleksandër Gjoka.

Një ndër këngët më të njohura të ikonës së muzikës shqiptare “Ecën në shi”, është përzgjedhur nga dyshja e njohur.

Ndërkohë në videon e publikuar, Eneda i ka dedikuar edhe disa fjalë këngëtarit të njohur: “Merrni arin e kësaj bote dhe më ktheni prapë rininë…Këngë e madhe, këngëtar i madh. Krenari për ty”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që dy këngëtarët janë trajnerë të këtij edicioni në “The Voice Kids”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al