Dy aktorët e njohur të humorit, Besart Kallaku dhe Erion Isai shkëlqyen gjatë moderimit të festivalit “Kënga Magjike”. Me batutat e tyre, ata mbajtën mbërthyer publikun para ekranit.

Gjatë festivalit, moderatori i njohur Ardit Gjebrea hodhi idenë që ata që dy t’i bashkoheshin televizionit “Klan” me një program humori.

E mesa duket ideja e Ardit është pranuar, pasi në sezonin e ri, Besi e Erioni së bashku me aktorin e njohur si “Kimikati” i janë bashkuar televizionit “Klan”.

Lajmin e kanë konfirmuar të tre aktorët nëpërmjet postimit të njëjtës foto në pofilet e tyre në rrjetin social “Instagram”. Ata shfaqen krahas Ardit Gjebreas dhe Aleksandër Frangajt.
“.. se na çmendet”, shkruan Erioni.
“A ta hedh këtë foto???”, shkruan Besi. Ndërsa Olsi shkruan: “Ne po punojmë, ju vetëm prisni”.
© Panoramaplus.al
