5 Qershor, 2018

Merr çmimin e modës, shokohet Kim Kardashian: Unë jam gjithmonë e zhveshur


Ylli i televizionit Kim Kardashian ka marrë një çmim jo pak të rëndësishëm në CFDA’s Influencer Award mbrëmjen e së hënës. Gjatë kohës kur po merrte çmimin, Kim e ka kaluar me shaka deklaratën e saj duke thënë se në fakt në shumicën e kohës ajo rri e zhveshur dhe jo e veshur.

“Jam shumë e shokuar që po marr një çmim në modë kur unë jam e zhveshur shumicën e kohës,” ka thënë Kim Kardashian.

“Kanë kaluar 7 vite që kur një publiciste më pyeti se kush ishin qëllimet e ëndërrta e mira. Dhe unë i thashë se doja që të isha në kopertinën e një reviste të modës. Por ajo më tha: Le të themi disa qëllime realiste sepse kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dhe unë i dërgova kopertinën e Vogue kur doli. Është me të vërtetë një udhëtim për mua dhe tani po marr një çmim për moddën e kjo është gjëja që kam dashur gjithmonë,”-shtoi Kardashian.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al