28 Shkurt, 2022

Meridian Ramçaj i rikthehet konfliktit me Romeo Veshajn: Kërkonte fitoren me fushata ‘politike’


Ish-banori i Big Brother Vip, Meridian Ramçaj ka pasur një konflikt virtual me vëllain binjak të Donald Veshajt, Romeon. Ai ka sqaruar “sherrin” që ka pasur me aktorin dhe telefonatën që ka marrë nga ai.

Duke folur për Prive, ish-banori u shpreh se pas telefonatës që ka marrë nga aktori i humorit do të takoheshin, por sipas tij ai u tregua “i pabesë” pasi publiko një status degjenerues ndaj tij.

“Adoleshentët janë ndoshta pak më të lidhur me Donaldin. Por ajo që më ka pëlqyer te Iliri është që ai donte t’i ngjiste gjërat me shkallë e jo me ashensor. Nga të tjerë u bë një fushatë shumë e fortë, që dukej si politikë. Kërkonin ta merrnin atë gjë me zor.

Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë. Ne duam të jemi ‘openmind’ po nuk jemi. Unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah. Këtë po e sqaroja në “Instagram”, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri. Në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë. Më vjen një telefonat për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari. E lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publikut për të nisur një hashtag për mua.”- tregoi ai.

Kujtojmë se Ramçaj ka akuzuar dy vëllezërit vlonjatë se lidhen me femra të showbiz-it për të fituar më shumë famë, referuar faktit që Romeo Veshaj ishte në romancë me Jonida Maliqin, ndërsa Donald Veshaj me Bora Zemanin e më pas me Beatrix Ramosajn.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve… Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krah. Boll u kapët pas b*thëve të vajzave të njohura kur jeni ndarë! Se të gjithë iu njohin si Kunatët e shokëve Xhemal!”- ka shkruar Meridian Ramçaj drejtuar vëllezërve Veshaj.

Referuar një postimi të Romeo Veshajt, ku i drejtohet ish-banorit të Big Brother si një person pa burrëri, ai vazhdoi: “Je lodh shumë vlla me PR duke thënë që Meridiani ju ndau nga gratë, që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vlla se vetë e ke ndrit… Artistët e Shqipërisë këta.”

Replikat kanë vazhduar në distancë dhe aktori humorit ka reaguar ashpër ndaj Meridian Ramçajt.

“Nuk bëhet m*ti petull o Meridian Ramçaj. Me qenë se ky qoftja ka nevojë për pak emër të gjithë bëni hashtag #nukbëhetmutipetull dhe tag Meridian Ramcaj”, shkroi Romeo Veshaj.

Mirëpo inati mes tyre nuk mbaroi me kaq, pasi ish banori i BBV ka treguar se ka qenë vetë aktori që e ka telefonuar për tu takuar.

“Zogu më mori në telefon para dy orësh për garip a për ça… Takohemi tha… Ok e pranova me qytetari… Tani shoh këtë video! Vazhdo me shokët e tu vëlla dhe publikisht mos guxo t’i biesh më numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria me adoleshencë!”– është shprehur ai.

E gjithë kjo ka nisur pas daljes së Meridianit nga “Big Brother VIP” i cili u nominua nga Donaldi dhe që mbas asaj nate opinionisti nuk i ka lënë thumbimet apo opinionet e njdekësve pa i treguar në rrjetet e tij sociale.

© Panoramaplus.al