5 Janar, 2024

Meri Shehu pjesë e “Big Brother VIP”? Astrologia thyen heshtjen dhe zbulon çdo gjë!


Astrologia e njohur, Meri Shehu, ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

 

Astrologia bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për vitin 2024, por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për të, ku është përfolur se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Meri u shpreh se ‘për momentin nuk di gjë’, por do ta mendonte nëse do të merrte një ftesë që të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Neada Muçaj: Po flisnim pak më herët për Big Brother dhe një ndër emrat që qarkullon, të paktën nga portalet, është edhe emri yt. Ka diçka të vërtetë?

Meri Shehu: Kush do t’a prezantojë?

Neada Muçaj: Po flasim për konkurrentët se emri u konfirmua

Meri Shehu: Është konfirmuar?

Blendi Salaj: Po

Meri Shehu: Ku di unë, ja mendojeni ju, nuk e di për momentin

Blendi Salaj: Por nëse do të bëhej një ftesë, do t’a mendoje?

Meri Shehu: Patjetër. Pse mos t’a mendoja?

© Panoramaplus.al