Astrologia Meri Shehu prej disa javësh po përflitet se është një ndër konkurentët e “Big Brother VIP 3”.

Së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se për disa kohë do të mungojë në studiot televizive për të bërë parashikimin javorë të horoskopit për shkak të angazhimit në një rrugëtim të ri televiziv.
Nga ana tjetër Rudina i shtoi akoma më shumë dyshimet se Meri do të bëhet pjesë e “BBV” teksa i uroi suksese dhe e këshilloi që të japë më të mirën në rrugëtimin e saj më të ri.
Pjesë nga biseda
Rudina: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…
Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi… Rikthimi im është këtu, patjetër!
Rudina: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të japësh më të mirën tënde. Nuk po themi më shumë sepse le t’ia lëmë surprizat produksionit të cilit ti do të bëhesh pjesë shumë shpejt.
© Panoramaplus.al
