Miley Cyrus publikoi albumin e saj të ri të premten, të titulluar “Zemrat Plastike”, dhe fansat janë të bindur që të paktën tre nga këngët i drejtohen ish-it të këngëtares, Liam Hemsworth, raporton “Insider”.

Në këngën e saj “WTF Do i Know”, këngëtarja shprehet:
“E kam unë gabim që lëviza? Dhe që nuk më mungon? Mendova se do të isha me ty deri sa të vdisja, por hoqa dorë”.

Më pas ajo reflekton gjatë këngës për fundin e marrëdhënies me Hemsworth duke u shprehur se nuk do t’i kërkojë kurrë falje, sepse duhej ta linte të jetonte i vetëm në mjerimin e tij.

Gjatë kohës që Miley ka qenë e dashuruar me Liam i ka dedikuar atij disa këngë të tjera si “When I Look at You” apo “I Wolud Die For You”.

Cyrus dhe Hemsworth u takuan në 2009 gjatë xhirimit të filmit të tyre, “Kënga e Fundit”. Ata u martuan në dhjetor 2018, ndërsa tetë muaj më vonë, Hemsworth paraqiti kërkesën për divorc.

Ata kanë qenë bashkë për shumë vite dhe marrëdhënia mes tyre ka pasur shpesh ulje-ngritje.


