11 Mars, 2020

“Mendoni për të gjithë në këtë periudhë e frikshme”- Rita Ora jep mesazhin për koronavirusin: Qëndroni të sigurt dhe në shtëpi


Koronavirusi ka përhapur frikë, panik dhe shqetësim tek të gjithë njerëzit në mbarë botën.

Dhe të famshme kanë dalë në mesazhe sensibilizuese për njerëzit për të qëndruar të sigurt.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja Rita Ora. Në një postim në Instagram shprehet se është e shqetësuar për miqtë e saj dhe për të gjithë të prekurit nga koronavirusi.

Ndërsa u jep mesazhin ndjekësve për të qëndruar në shtëpi dhe të mendojnë për çdonjërin gjatë kësaj periudhe të frikshme

“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe në pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj periudhe të frikshme,”- shkroi Rita.

Rasti i parë me koronavirus në vendin tonë u regjistrua mesnatën e së dielës.

Deri tani numri i të prekurve ka shkuar në 12 ndërsa sot është regjistruar viktima e parë nga virusin një grua 73 vjeçare.

© Panoramaplus.al