27 Dhjetor, 2019

“Mendoni një moment për popullin”, Blero irritohet me situatën politike: Nuk po ndajnë dot pushtetin, nxjerrin justifikime blla, blla …


 

Mosarritja e një konsensusi mes LVV dhe LDK në Kosovë për ndarjen e pushteteve ka lënë vendin pa një qeveri.

Kjo ka irrituar këngëtarin Blero Muharremi i cili ka reaguar ashpër për situatën ku ndodhet Kosova.

Blero shprehet se nuk po e kupton se çfarë po ndodh pasi zgjedhjet i fituan por partitë kanë probleme me ndarjen e pushtetit.

Ndërsa u kërkoi që të mendojnë popullin.

“Nuk po e marr vesh?! Marrin turr për të fituar zgjedhjet, bëhen gati për gjithçka. Tani kur i fitojnë kanë probleme për ndarjen e pushtetit. Na vijnë me arsyetime blla blla … Përfundimisht jam i hutuar dhe nuk po i marr vesh. Kushdo prej partiveqë do vijë në pushtet ju lutem vetëm për një moment mendoni për popullin,” – shkroi Blero.

© Panoramaplus.al