8 Mars, 2018

Melissa shfaqet gjithnjë seksi, bashkëshorti i saj del me çorape të grisura


Teksa e shikon duket si një foto perfektë familjare, Melissa Satta, Kevin Prince Boateng dhe i vogli Maddox mes tyre në divanin e shtëpisë.

Pas fotove të shumta seksi, ish-velina në Itali u ka dhuruar fansave të saj në rrjetet sociale edhe disa foto si shtëpiake, në ambientet e ndryshme të shtëpisë.  Por për fat të keq Boateng shfaqet në një foto me çorape të grisura, gjë që nuk i ka shpëtuar syrit të kujdesshëm të fansave.

Boateng shfaqet teksa luan basketboll me të birin dhe në video duken çorapet grisura, që më pas kanë qenë temë e komenteve të ndjekësve.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al