Melinda Gates ka folur hapur për udhëtimin emocional që e çoi drejt përfundimit të martesës së saj 27-vjeçare me bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Bill Gates.

Në një intervistë tnë podkastin “How to Fail with Elizabeth Day”, 60-vjeçarja rrëfeu sfidat personale dhe peshën emocionale të këtij vendimi, që sipas saj erdhi nga një reflektim i thellë i brendshëm.
“E mora martesën, dhe ende e marr, shumë seriozisht”, tha Gates, duke shtuar se nuk ishte vetëm një marrëdhënie në çift, por një strukturë ku përfshiheshin tre fëmijët dhe puna e përbashkët në “Fondacionin Bill & Melinda Gates”.
Ajo pranoi se për vite me radhë kishte injoruar ndjenjat e saj, duke u përpjekur ta mbante familjen të bashkuar, pavarësisht problemeve që nisën të dalin në sipërfaqe me kalimin e kohës. “Vazhdova ta shtypja veten për shkak të gjërave që kishin ndodhur jashtë martesës, për të cilat do të mësoja më vonë”, u shpreh ajo.
Melinda tregoi se zëri i saj i brendshëm u bë tepër i fortë për ta injoruar dhe se përfundimisht vendosi të dëgjonte atë. “Procesi nuk ishte as i shpejtë dhe as i lehtë. Por ishte i nevojshëm.”
Pavarësisht ndarjes, ajo theksoi se ende beson në misionin e fondacionit dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çështjet globale që i qëndrojnë afër zemrës.
© Panoramaplus.al
