3 Mars, 2022

Melinda French flet për herë të parë pas divorcit me Bill Gates: Ndikoi raporti i tij me Jeffrey Epstein


Melinda French Gates ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga bashkëthemeluesi i Microsoft, ku tregoi se ajo besonte në falje, por kishte ardhur në një moment që nuk besonte më në marrëdhënien e tyre.

Filantropistja nuk ka lënë asnjë dyshim: ajo ishte tmerruar nga miqësia e Bill Gates me Jeffrey Epstein. Melinda tha sot në “CBS Mornings” se marrëdhënia e Bill me Epstein ishte padyshim një faktor në divorcin e tyre.

Melinda tha: “Nuk më pëlqeu që ai pati takime me Jeffrey Epstein. Unë ia bëra të qartë këtë.” Ajo gjithashtu deklaroi se e ka takuar atë vetëm një herë. “Doja të shihja kush ishte ky njeri dhe u pendova që nga momenti që hyra në derë, ai dukej si djall. Më pas pata ankth për këtë.” Ajo tha se ndihet keq për vajzat e reja që vuajtën nga Epstein.

Jeffrey Epstein

Melinda e bëri të qartë se raportet janë të vështira mes saj dhe Bill, duke shtuar se ata kanë një marrëdhënie pune, por nuk janë “miq”.

“Unë sigurisht besoj në falje, kështu që mendova se kishim punuar me disa gjëra,” tha French Gates. “Nuk ishte një moment apo një gjë specifike që ndodhi. Thjesht erdhi një moment ku kuptova se thjesht nuk ishte e shëndetshme dhe nuk mund të besoja atë që kishim. Kam pasur shumë lot për shumë ditë, ditë duke menduar, ‘Si mund të ndodhë  kjo? Si mund të ngrihem? Si do të eci përpara?” -tha ajo.

Bill and Melinda Gates -- Happier Times

French Gates dhe Gates, janë ndarë në vitin 2021 pas 27 vitesh martesë. Në vazhdën e publikimit të divorcit të tyre, u zbulua se French Gates kishte kërkuar divorc që nga viti 2019.

© Panoramaplus.al