15 Maj, 2018

Melania Trump përfundon në spital, i nënshtrohet një operacioni


Që prej ditës së djeshme Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump ndodhet në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor, ku i është nënshtruar dhe një operacioni.

Sipas informacioneve Melania vuan nga një tumor beninj në veshkë dhe kjo ka bërë që Zonja e Parë t’i drejtohet mjekëve për një ndërhyrje, Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë kanë bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Gjithashtu është bërë e ditur se 48-vjeçarja do të duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për një javë, deri në momentin që të arrihet rikuperimi total.

Për gjendjen shëndetësore të Melanias ka reaguar dhe vetë presidenti Donald Trump, i cili me anë të një postimi në “Twitter” shkruan se është duke shkuar të takoj Melanian pas ndërhyrjes së suksesshme.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al