31 Tetor, 2018

Meghan Markle veshi një fund të tejdukshëm dhe tregoi më shumë seç duhet (FOTO)


Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka patur një “moment Diana” në Zelandën e Re. 37-vjeçarja kishte zgjedhur për përshëndetjen e fundit një pulovër nga “Givenchy” të kombinuar më një fund të mrekullueshëm që ishte i tejdukshëm.

Nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja ditën e sotme, Meghan duket sikur ka treguar më shumë seç duhet me veshjen e saj.

Por “Daily Mail” shkruan se e gjithë kjo ishte thjesht një iluzion optik i krijuar nga pëlhura e rëndë e endur e skajit dhe është shfaqur i tejdukshën në kamera.

Ndërkohë këto imazhe kujtojnë fotografinë e famshme të Princeshës së Uellsit në vitin 1980, në të cilën këmbët e saj u zbuluan me fundin e saj me dantellë.

Duke shpjeguar se çfarë kishte shkaktuar iluzionin optik, stilisti Lucas Armitage tha për “FEMAIL”: “Disa pëlhura me një efekt të rëndë të endura mund të ndizen në kamerë. Është diçka që mund të keni vënë re në televizor kur dikush ka veshur vija ose modele kontrolli dhe kjo shkakton një iluzion optik i cili krijon një vështrim lëvizës dridhës”.

Ndërsa sot ishte dita e fundit e turneut 16-ditor të Dukës dhe Dukeshës në Australi, Fixhi, Tonga dhe Zelandën e Re.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al