Meghan Markle dukej plot klas teksa kishte zgjedhur të vishte një kostum të bardhë ‘Valentino’ gjatë një pritje përpara Lojërave Invictus 2022 në Holandë ditën e sotme.

Përveç xhaketës së saj (3,500 dollarë) dhe pantallonave (1,540 dollarë), Dukesha 40-vjeçare e Sussex kishte zgjedhur të vishej tepër thjeshtë teksa mbante një çantë të vogël(3,400 dollarë), të kombinuar me disa aksesore ngjyrë floriri dhe një make up të lehtë.


Përpara mbërritjes në Hagë, Markle dhe bashkëshorti i saj Princi Harry bënë një vizitë në Londër tek Mbretëresha , duke shënuar kështu kthimin e dukeshës në Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se dy vjetësh. Monarkja , e cila u shërua nga COVID-19 muajin e kaluar , do të festojë ditëlindjen e saj të 96-të më 21 Prill.
Fillimisht e planifikuar për vitin 2020, por e vonuar për shkak të pandemisë COVID-19, Lojërat Invictus do të zhvillohen nga 16 deri më 22 Prill.
Dukesha e Sussex pritet të qëndrojë për disa ditët e para, ndërsa Duka i Sussex do të qëndrojë për gjithë javën . Në vitin 2017, Markle dhe Harry bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare si çift në këtë event.



