Nëpërmjet ndihmësve të stafit Meghan është shfaqur e mrekullueshme në një mbrëmje me shije Hollivudiane.
Meghan Markle nuk ka vendosur kurorë në kokë, por me një pamje superstar ajo fiton gjithë vëmendjen e British Fashion Awards, sikur të ishte një mbrëmje Oskari. E veshur me një fustan të zi me një krah dhe që vë në dukje barkun e saj të rrumbullakosur, në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ajo bëhet mbretëresha e skenës.

Pa Harry-n krah saj, Dukesha e Sussex ndez atmosferën e mbrëmjes së Hollivudit dhe e bën atë të duket si një yll i vërtetë filmi. Ajo buzëqesh dhe vendos duart në barkun e saj, por kur merr mikrofonin, ajo nxjerr gjithë hijeshinë e saj mbretërore. Fjalimi është i përsosur dhe, si gjithmonë, duket se e ka shkruar me dorë.
“Jam e lumtur që jam këtu, në shtëpinë time të re, Angli. Është kaq e këndshme të shohësh kaq shumë fytyra miqësore, shumë i kam njohur kohët e fundit, por shumë prej tyre kanë qenë miqtë e mi prej vitesh dhe kështu ju falënderoj për këtë mirëseardhje të ngrohtë dhe shton: moda është gjithashtu një mënyrë për të mbështetur dhe fuqizuar gjithnjë e më shumë femrat”, tha ajo.

© Panoramaplus.al

