12 Tetor, 2020

Meghan Markle: Në 2019-ën isha personi më i tallur në të gjithë botën


Meghan Markle ka folur hapur për bullizmin që iu bë në internet në një podcast për adoleshentët.

Dukesha e Sussex tha se në vitin 2019 ishte personi më i tallur në të gjithë botën.

“Më thanë se në vitin 2019, ishte njeriu më i tallur në të gjithë botën,”- tha ajo në një intervistë për Teenage Therapy Podcast, ku ishte e ftuar së bashku me bashkëshortin e saj Princ Harry-n.

Ndërsa më pas shtoi: “Për tetë muaj unë as nuk isha e pranishme në publik. Isha me leje lindjeje ose me foshnjën time, por ajo që prodhohej ishte pothuajse shkatërruese. Kjo është aq e madhe saqë as nuk mund të mendosh. Nuk ka rëndësi nëse janë 15 apo 25, nëse njerëzit thonë gjëra për ju që nuk janë të vërteta, dëmi që i shkaktohet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është kaq i rrezikshëm. Edhe pse përvoja është unike për secilin prej nesh dhe padyshim mund të duket shumë e ndryshme nga ajo që njerëzit përjetojnë çdo ditë, mbetet një përvojë njerëzore dhe kjo është universale. Ne të gjithë e dimë sesi ndihemi, kur na lëndojnë. Të gjithë e dimë sesi është të jesh i izoluar apo të trajtohesh ndryshe.”

Princi Harry tha se të lënduarit nuk është një dobësi, por një shenjë e forcës dhe e faktit sesa e rëndësishme është të flasësh për përvojat.

“Është shumë e lehtë të konsumohesh nga negativiteti, por të gjithë e kemi zgjedhjen në duar për ta larguar nga jeta jonë. Urrejtja është përhapur, por ne nuk duhet ta bëjmë këtë. Unë e bëra zgjedhjen time, për të mos e lexuar, për të mos e parë dhe për ta larguar veten nga ajo duke përqendruar veten tek ana e mirë dhe shpresëdhënëse, që e fitoj nga brezi juaj,”- tha ai duke iu drejtuar adoleshentëve që drejtonin podcast-in, ndërsa shtoi se meditimi gjithashtu e ndihmon.

Në janar, Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan se po tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe se kohën e tyre do e ndanin mes Britanisë se SHBA-së. Lajmi u bë histori në gjithë botën dhe tronditi Britaninë.

Aktualisht çifti po jetojnë së bashku me djalin e tyre Archie në SHBA.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al